19th Ave New York, NY 95822, USA
Edukimi profesion i të rinjve studentë në fushën e auditimit të brendshëm dhe të sistemeve të teknologjisë së informacionit
Edukimi profesion i të rinjve studentë në fushën e auditimit të brendshëm dhe të sistemeve të teknologjisë së informacionit

Ky projekt është financuar me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombetar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022″. Qëllimi i projektit është të edukojë të rinjtë që studiojnë në Fakultetin Ekonomik nga ana profesionale dhe financiare në lidhje me rëndësinë që kanë shërbimet publike online, rëndësia që ka auditimi i sistemeve si bazë e mirëqeverisjes dhe rëndësia e auditimit të brëndshëm në qëndrueshmërinë e subjekteve publike dhe private. Qëndra “Promus” dëshiron të japë kontributin e saj për të rinjtë të cilët kanë ide novative dhe kreative duke ju mundësuar atyre jo vetëm dhënien e granteve për të sjellë në jetë projektet e tyre, por edhe ofrimin e trajnimeve të ndryshme profesionale në fushën e edukimit financiar të lidhur ngushtë me fushën e teknologjisë dhe financës. Ne synojmë të fuqizojmë të rinjtë duke ju krijuar atyre mundësi të reja , duke promovuar projektet e tyre novative, duke ju ofruar trajnime profesionale dhe duke ju ofruar ndihmë në investime financiare të projekt ideve.

Teknologjia ka fuqinë dhe potencialin për të transformuar mjedisin profesional të mësimdhënies.
Qendra Promus

Objektivat

  • Rritja e kapaciteteve teknike të të rinjve në fushën e auditimit të sistemeve dhe kontrollit të brëndshëm
  • Ofrimin e trajnimeve profesionale në fushën e IT Audit dhe auditimit te brendshëm
  • Nxitjen e një kulture të re europiane për të rinjtë dhe zhvillimin ekonomik
  • Hapësira të reja profesionale dhe vende të reja pune
    Studentët pjesëmarrës në debatin ekonomik do kenë mundësinë që të përfitojnë mentorim mbi çështje praktike të auditimit të sistemeve dhe auditimit të brendshëm nga ekspertë të fushës
  • Mbështetje financiare për të rinjtë, idetë dhe argumentimet e të cilëve kanë rezultuar fituese
  • Krijimi i një platforme komunikimi mes shoqërisë civile, institucioneve publike, universiteve dhe ekspertëve të angazhuar në aktivitete private
    Mbështetje financiare e ideve fituese

Thirrje për ekspertë – IT Audit

Në kuadër të projektit “Edukimi profesional i të rinjve studentë në fushën e auditimit të brendshëm dhe të sistemeve të teknologjisë së informacionit” i zhvilluar me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë në kuadër të “Tirana EYC 2022″ Tirana European Youth Capital 2022, në kuadër të programit “Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novative” është hapur thirrja për trajnerë në fushën e IT Audit me temën: “Sistemet e teknologjisë, shërbimet publike të informatizuara, siguria e sistemeve dhe auditimi i tyre”. Trajnimi do të zhvillohet për një periudhë dy ditore.

Për të lexuar thirrjen e plotë ju lutem klikoni këtu.

Shkarko guidën për IT Audit.

Thirrje për ekspertë – Auditimi i brendshëm

Në kuadër të projektit “Edukimi profesional i të rinjve studentë në fushën e auditimit të brendshëm dhe të sistemeve të teknologjisë së informacionit” i zhvilluar me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë në kuadër të “Tirana EYC 2022″ Tirana European Youth Capital 2022, në kuadër të programit “Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novative” është hapur thirrja për trajnerë në fushën e Auditit të Brëndshëm me temën: “Edukimi i të rinjve pqr rëndësinë e auditimit të brëndshëm si baza e një biznesi të qëndrueshëm”. Trajnimi do të zhvillohet për një periudhë tre ditore.

Për të lexuar thirrjen e plotë ju lutem klikoni këtu.

Shkarko guidën për Auditim i brendshëm

Leave a comment

Qendra Promus