19th Ave New York, NY 95822, USA
Psikoedukim për profesionistë dhe prindër që kujdesen për fëmijë me nevoja ndryshe
Diversiteti është vlerë: Psikoedukim për profesionistë dhe prindër që kujdesen për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar dhe me Nevoja Ndryshe

Ky projekt është financuar me mbështetjen nga Bordi i Çështjeve të Mira, dhe ka synuar krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për formimin intelektual, kulturor, social për fëmijët e grupmoshave të ndryshme me Aftësi të Kufizuar dhe me Nevoja Ndryshe. Në fokus të projektit ka qëndruar identifikimi i nevojave që profesionistët dhe prindërit hasin në kujdesin e tyre për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe nevoja të veçanta (të diagnostikuar ose jo), ofrimi i shërbimit përkujdesës gjithpërfshirës, fuqizimi i sistemeve ku fëmija ndërvepron me qëllim mirëqënien sociale dhe psikologjike të fëmijëve. Aftësimi, psikoedukimi dhe trajnimi i prindërve, kujdestarëve për fëmijë, edukatorëve, nënpunësve të çerdheve, kopshteve dhe institucioneve ku ofrohet kujdesi për fëmijë janë konteksti ku projekti u aplikua për arritjen e qëllimit.

Mundësitë për përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të jenë njëjta si ato të të gjithë fëmijëve të tjerë.
Qendra Promus

Leave a comment

Qendra Promus