19th Ave New York, NY 95822, USA
“Build In” – Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës
Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës

Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju projektin më të ri të Qendrës Promus me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, i cili titullohet “Build In”.Në vitet e fundit është vënë re nje rritje e numrit të kërkesave të të rinjve për të emigruar jashtë vendit dhe një “ankesë” e vazhdueshme e biznesit për mungesë të forcës së punës të kualifikuar dhe motivuar. Për këtë qëllim ne besojmë që ka nevojë për një hallkë ndërlidhëse mes të rinjve, familjes, shkollës dhe biznesit. Projekti “Build In” ka synim dhe në fokus kryesor ofrimin e një pasqyre të qartë të karrierës për të rinjtë shqiptarë. Zgjedhja e karrierës është një sfidë e vështirë me të cilën përballen çdo vit me mijëra maturantë në Shqipëri. Gjatë zgjidhjes së kësaj dileme, pyetjet e tyre ndaj vetes janë të shumta, të tilla si: “Cilën degë të zgjedh për të studiuar? Sa treg pune mund të ketë? A do të punësohem vallë? A mos duhet të zgjedh të studioj jashtë Shqipërisë? A do jetë kjo zgjedhja e duhur?” Të gjitha këto pyetje çojnë në një çështje shumë të rëndësishme kombëtare e cila kërkon zgjidhje nëpërmjet mekanizmave dhe një infrastrukture efektive për t’i qartësuar të rinjtë drejt karrierës së duhur dhe mbi të gjitha jo largimit nga vendi i tyre. Synimi kryesor i projektit është ofrimi i një perspektive karriere në vendin tonë, është mentorimi i nxënësve në përzgjedhjen e karrierrës për të ardhmen e tyre, ndërlidhja e nxënesve me biznese potenciale ku ato mund të zhvillojnë karrierën e tyre. Ne besojmë që nevoja për t’i dhënë mundësi karriere dhe aksesi në biznes të rinjve të sotëm është një ndër mundësitë që kemi që ta mbajmë rininë në Shqipëri. Nëpërmjet projektit ne synojnë t’i prezantojmë nxënësve raste suksesi të individëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri pavarësisht mundësive për emigrim që kanë patur. Ne besojmë që kjo është një nevojë imediate e komunitetit në cdo qytet por ne kemi zgjedhur 4 bashki të cilat mendojmë që kanë një potencial për rininë. Mentorimi i karrierës dhe ndërlidhja e të rinjve me mentorë të cilët mund të kenë akses edhe në të ardhmen në karrierën e tyre besojmë që ndikon në motivimin e të rinjve për të vazhduar karrierën në Shqipëri.

Ofrimi i një perspektive karriere në Shqipëri, është celësi i suksesit për të zhvilluar potencialin e rinisë sonë.
Qendra Promus

Target Grupi

Target grupi i synuar (deri në 100 nxënës) do të zgjidhet në 4 shkolla të 4 bashkive të ndryshme: Vau i Dejes, Skrapar, Maminas dhe Konsipol të cilat janë zona më pak të pafavorizuara në informacionin e tregut të punës krahasimisht me zonat urbane. Gjithashtu qasja e zhvillimit të pyetësorve do të jetë 50 % vajza dhe 50 % djem duke ruajtur barazinë gjinore dhe duke ofruar një pikepamje nga secila gjini.

Palët përfituese

Pala direkte që përfiton nga kjo kategori janë vetë nxënësit pasi nëpërmjet një mekanzimi “lehtësues” siç do jenë mentorimet për zhvillim e karrierës, do e kenë më të lehtë të zgjedhin karrierën e tyre. Ndërkohë zinxhiri pasohet nga prindërit, të cilët janë pala tjetër përfituese duke qenë se do e kenë më të lehtë ti shkollojnë fëmijët e tyre në degën që duan duke shmangur problematikat që mund ti kanosën më pas në edukimin e tyre, jo vetëm arsimor por edhe social. Pala e tretë përfituese janë bizneset/ institucionet të cilët do kenë mundësinë të kenë punonjës profesionistë në veprimtaritë e tyre ekonomike duke rritur produktivitetin në punë dhe si pasojë duke rritur ekonominë e vendit. Zinixhiri përfitues përmbyllet nga shteti, vendi ku jetojmë, i cili përfiton në çdo fushë: ekonomike, politike, sociale dhe arsimore duke sjellë një përmirësim të kushteve të jetesës për shoqërinë tonë si edhe një rritje të standartit të jetës.

Qëllimi i përgjithshëm

Qëllimi i përgjithshëm i projektit qëndron në ofrimin e një guide sa më të lehtë, të qartë dhe efektive për këshillimin e karrierës së të rinjve shqiptarë që janë në vitin e tretë gjimnaz. Në analogji me vizionin e Qendrës Promus, që konsiston në zhvillimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale duke nxitur një kulture të re europiane për të rinjtë, edhe qëllimi dhe rëndësia e projektit “Build In” qëndron në rritjen e njohurive të të rinjve për tregun shqiptar, mundësitë e punësimit dhe karrierës dhe qartësimin në zgjedhjen e ëndrrës së tyre për të ardhmen.

Objektivat kryesore

  • Identifikimi i nevojave dhe dëshirave të të rinjve në lidhje me profesionin dhe karrierën e tyre
  • Plotësimi i minimumi i 100 pyetësorëve në terren
  • Mentorim për mundësitë e karrierrës në Shqipëri dhe përfshirja edhe e prindërve si pjesë integrale e këtij procesi bindjeje
  • Trajnim mbi aftësitë e buta, si cilësi të domosdorshme në zhvillimin e karrierrës
  • Të prezantojmë nxënësit me modele të sukseshme, të cilët mund të shërbejnë si udhëheqës, mbështetës karriere në të ardhmen. Individët e përzgjedhur kanë bërë karrierrë në Shqipëri dhe kanë rol në komunitet
  • Të ndërlidhim bizneset me të rinjtë të cilët kanë dëshirë dhe potencial për t’u punësuar
  • Mundësi punësimi gjatë universistet dhe me tej

Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit “Build In” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit “Build In” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

logo-mshfr-akr

Aktiviteti i parë: Shkolla e Mesme e Bashkuar “ImZot Luçjano Avgostini”-Vau Dejës

Një nga gjimnazet e përzgjedhura për të zhvilluar sesionet e mentorimit dhe trajnimit në lidhje me orientimin ne karrierë dhe ndërlidhjen me tregun e punës ishtë SHMB “ImZot Luçjano Avgostini.Më poshtë po ju tregojmë mbi sesionet e trajnimit dhe mentorimit që kemi zhvilluar me ta gjatë gjithë muajit Shkurt 2023.

Më datë 27 janar, patëm kënaqësinë të zhvillojmë takimin e parë informues dhe mentorues në lidhje me këshillimin e karrierës në gjimnazin “Imzot Lucjan Avgostini”, në Vaun e Dejës në kuadër të projektit “Build-In”. Së bashku me maturantët diskutuam mbi degët që ata preferonin, tregun e punës dhe qëndrimin në Shqipëri për të kontribuar në vendin tonë. Në fund u plotësuan disa pyetësorë, të cilët do të na shërbejnë për të kuptuar më mirë ëndrrat e tyre për karrierë.

Aktiviteti i dyte: sesion shpegues online për plotësimin e pyetësorit për karrierën

Me datë 2 Shkurt 2023 zhvilluam sesionin shpjegues online për plotësimin e pyetësorit për karrierën së bashku me maturantët e @shmb_imzotlucjanavgustini, ku shpjeguam me detaje rëndësinë e zgjedhjes së karrierës për secilin nga ta.

Maturantët ishin shumë të vëmendshëm gjatë gjithë sesionit dhe herë pas herë u përfshinë në diskutim duke ngritur pyetje dhe çështje lidhur me temën. Më datë 27 janar, patëm kënaqësinë të zhvillojmë takimin e parë informues dhe mentorues në lidhje me këshillimin e karrierës në gjimnazin “Imzot Lucjan Avgostini”, në Vaun e Dejës në kuadër të projektit “Build-In”. Së bashku me maturantët diskutuam mbi degët që ata preferonin, tregun e punës dhe qëndrimin në Shqipëri për të kontribuar në vendin tonë.

Në fund u plotësuan disa pyetësorë, të cilët do të na shërbejnë për të kuptuar më mirë ëndrrat e tyre për karrierë.

Aktiviteti i tretë: “Aftësitë ndërpersonale dhe të buta si një element shumë i rëndësishëm në shkollë dhe në punë”

Më datë 10.02.2023 zhvilluam sesionin tjetër online bashkë me maturantët e @shmb_imzotlucjanavgustini, Vau Dejës me temën “Aftësitë ndërpersonale dhe të buta si një element shumë i rëndësishëm në shkollë dhe në punë”.
Gjatë trajnimit u fokusuam në aftësitë e buta që duhet të ketë një lider dhe në fund zhvilluam edhe një quiz të shkurtër në lidhje me identifikimin e aftësive të forta dhe të buta ku nxënësit treguan se kishin qenë shumë të vëmendshëm gjatë gjithë trajnimit.

Aktiviteti i katërt: Diskutim rreth degëve më të pëlqyera nga studentët

Më date 20.02.2023 u zhvillua takimi mentorues i radhes me nxënësit e shkollës “Imzot Luçjan Avgostini” në Vaun e Dejës, ku u diskutua rreth degëve më të pëlqyera nga studentët shqiptarë si dhe mbi avantazhet dhe disavantazhet e zgjedhjes së këtyre degëve të studimit.

Aktiviteti i pestë: Finalizim me sukses i debatit "Unë zotëroj karrierën time"

Më date 24.02.2023 finalizuam me sukses Debatin “Unë zotëroj karrierën time” me maturantët e gjimnazit @shmb_imzotlucjanavgustini. Maturantët ishin të ndarë në grupe dhe u vendosën përballë njëri-tjetrit duke diskutuar mbi avantazhet dhe disavantazhet e profesioneve më të pëlqyera nga ata. Gjithashtu, secilit grup iu dha një rast studimor në lidhje me profesionin që ata aspironin duke e bërë edhe më interaktiv debatin. Në fund u zgjodhën 2 grupe fituese, si finalistë të Debatit Final që do të zhvillohet në fund të projektit.

Faleminderit të gjithëve për energjinë pozitive dhe ndjesitë e dhuruara!

Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit “Build In” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

 BUILD IN-INVESTING IN YOUTH, INVESTING IN OUR FUTURE

GJIMNAZI "KAJO KARAFILI”, MAMINAS

AKTIVITETI I PARË: BUILD IN-INVESTING IN YOUTH, INVESTING IN OUR FUTURE - GJIMNAZI "KAJO KARAFILI”, MAMINAS

Më datë 03 Mars, nisëm implementimin e projektit tonë “Build In” pranë gjimnazit “Kajo Karafili” në Maminas. Në ndalesën tonë të parë, mentorja jonë Alesia, realizoi një bashkëbisedim të hapur me gjimnazistët duke u ndalur më konkretisht në preferencat dhe dëshirat e tyre mbi zhvillimin e karrierës, mundësite dhe të mirat profesionale që tregu ynë ofron për të rinjtë dhe aftësitë që duhet të mësojë çdo i ri për të qenë një kandidat potencial në tregun e punës.

Në fund të sesionit të parë, patëm një feedback shumë pozitiv nga të gjithë pjesmarrësit dhe ndamë me ta materialet dhe broshurat informuese që qendra Promus ka realizuar nga projekte të ndryshme ndër vite.

AKTIVITETI I DYTË: SESION INFORMUES PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT TË KARRIERËS

Në kuadër të projektit “Build In”, më datë 09.03.2023, zhvilluam në gjimnazin “Kajo Karafili”,trajnimin rreth plotësimit të formularit të karrierës, duke cilësuar aftësitë e buta dhe teknike të nevojshme për të fituar një vend pune si dhe fazat e hulumtimit për të zgjedhur një karrierë të suksesshme. Gjithashtu shpjeguam edhe plotësimin e një CV të mirë dhe të strukturuar. Të gjitha këto çështje u pasuan me pyetje nga gjimnazistët të cilat u sqaruan me detaje nga mentorët tanë.

Në fund të sesionit të dytë, u plotësuan edhe formularët e karrierës që do të shërbejnë si një udhërrëfyes më i mirë për të ndihmuar dhe për të mbështetur maturantët në konkretizimin dhe planifikimin e karrierës së tyre të ardhshme.

AKTIVITETI TRETË: SESION INFORMUES ONLINE “DOMOSDOSHMËRIA E ZHVILLIMIT TË AFTËSIVE NDËRPERSONALE DHE TË BUTA NË TREGUN E PUNËS”

Këtë herë, sesioni mentorues online që u zhvillua me nxënësit e gjimnazit “Kajo Karafili” lidhej me temën: “Aftësitë ndërpersonale dhe të buta si një element shumë i rëndësishëm në shkollë dhe në punë”.  Duke analizuar trendet e reja në tregun e punës dhe tendencat që përqafohen nga gjenerata Z, mentorët tanë përgatitën materiale të shumta si quizze, prezantime, artikuj të publikuar në mënyrë që të rinjtë të merrnin një informacion sa më praktik dhe të plotë për zhvillimin e aftësive ndërpersonale.

Tanimë, është e domosdoshme që për të fituar një  pozicion pune nuk duhet të zotërojmë vetëm aftësi të forta teknike por njëkohësisht të rinjtë duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve ndërpersonale në punë.

AKTIVITETI KATËR: DISKUTIM I HAPUR “PROFESIONET MË TË PREFERUARA NGA GJENERATA Z’’

Sesioni mentorues më datë 24.03.2023,  që u zhvillua me nxënësit e gjimnazit “Kajo Karafili” lidhej me temën: “Avantazhet dhe disavantazhet e degeve  më të kërkuara nga të rinjtë si dhe identifikimi i drejtimit profesional më të preferuar nga gjenerata Z.”

Informimi dhe shpjegimi mbi degët dhe profesionet më të kërkuara nga tregu i punës nxiti një diskutim shumë të gjallë mes të rinjve të cilët u angazhuan maksimalisht për të ndarë dëshirat dhe idetë e tyre sesi e planifikojnë profesionin e së ardhmes. Gjithashtu, mentorja jonë Lorena, u kujdes që t’i informonte pjesmarrësit mbi figura të suksesshme të sipërmarrjes në Shqipëri dhe mbi strategjitë dhe menaxhimin që ndjekin kompani të ndryshme në botë për të pasur sa më shumë fitime.

AKTIVITETI I PESTË: FINALIZIMI ME SUKSES I DEBATIT "UNË ZOTËROJ KARRIERËN TIME"

Më datë 29.03.2023, u zhvillua në gjimnazin Kajo Karafili,  Debati “Unë zotëroj karrierën time”, ku nxënësit të ndarë në grupe të vogla, u vendosën përballë njëri-tjetrit për të debatuar mbi avantazhet dhe disavantazhet e profesioneve më të pëlqyera nga ata.

 U ndjemë shumë krenarë për frymën e bashkëpunimit dhe debatin konstruktiv që ata krijuan duke treguar edhe njëherë vlera të larta të rinisë sonë dhe aftësi të buta shumë të mira. Rastet studimore që iu dhanë secilit grup shërbyen pozitivisht duke nxitur kreativitetin dhe aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike. Në fund u zgjodhën 2 grupe fituese, si finalistë të Debatit Final që do të zhvillohet në fund të projektit.

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @agjencia_kombetare_e_rinise@bora_muzhaqi.

 BUILD IN-INVESTING IN YOUTH, INVESTING IN OUR FUTURE

SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “BIDO SEJKO”, KONISPOL

AKTIVITETI I PARË: BUILD IN-INVESTING IN YOUTH, INVESTING IN OUR FUTURE - SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “BIDO SEJKO”, KONISPOL

Të hënën, datë 3 prill, nisëm implementimin e projektit “Build in” tek Shkolla e Mesme e Bashkuar “Bido Sejko”, Konispol.

Në një takim online ne u prezantuam me njëri-tjetrin dhe bashkëbiseduam në lidhje me projektin tonë, formularin e karrierës dhe degët më të pëlqyera për të rinjtë. Ne jemi shumë të lumtur që nisëm këtë rrugëtim në këtë gjimnaz dhe jemi gati për sesionet e radhës të mentorimit për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me ëndrrat dhe aspiratat e tyre profesionale.


Build In – Investing in Youth, Investing in our future.

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @agjencia_kombetare_e_rinise dhe @bora_muzhaqi.

AKTIVITETI I DYTË: SESION INFORMUES PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT TË KARRIERËS

 Më datë 12.04.2023, u zhvillua takimi i dytë mentorues me nxënësit e shkollës “Bido Sejko”, ku diskutuam së bashku rreth formularit të karrierës, aftësitë teknike, aftësitë e buta dhe plotësimin e një CV të mirë strukturuar.

Në fund të sesionit të dytë, të gjitha këto çështje u pasuan me pyetje nga gjimnazistët të cilat u sqaruan me detaje nga mentorët tanë. Gjithashtu, pjesëmarrësit u pajisën me materiale plotësuese që do të shërbejnë si një udhërrëfyes më i mirë për të ndihmuar dhe për të mbështetur maturantët në konkretizimin dhe planifikimin e karrierës së tyre të ardhshme.

AKTIVITETI I TRETË: SESION ONLINE INFORMUES “ZHVILLIMI I AFTËSIVE NDËRPERSONALE DHE TË BUTA NË PËRPUTHJE ME KËRKESAT E REJA NË TREGUN E PUNËS”

Më datë 20 prill, u realizua me nxënësit e shkollës “Bido Sejko” sesioni i radhës mentorues online mbi zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe të buta.

Gjatë mentorimit disktuam për temën ‘’Aftësitë ndërpersonale dhe të buta si një element shumë i rëndësishëm në shkollë dhe në punë.” Në trajnim u fokusuam në identifikimin e aftësitive të buta dhe karakteristikave që duhet të zotërojë çdo lider i suksesshëm në karrierën e tij, ku nxënësit ndërvepruan në quiz-in e krijuar për këtë qëllim.


Build In – Investing in Youth, Investing in our future.

AKTIVITETI KATERT: “SI TË HEDHIM HAPA TË SIGURT NË KARRIERËN TONË?’’

Sesioni mentorues më datë 27.04.2023, që u zhvillua pranë ambienteve të shkollës “Bido Sejko” lidhej me temën: “Avantazhet dhe disavantazhet e degeve më të kërkuara nga të rinjtë si dhe identifikimi i drejtimit profesional më të preferuar nga gjenerata Z.”

Informimi dhe shpjegimi mbi degët dhe profesionet më të kërkuara nga tregu i punës nxiti një diskutim shumë të gjallë mes të rinjve të cilët u angazhuan maksimalisht për të ndarë dëshirat dhe idetë e tyre sesi e shohin të ardhmen e tyre. Gjithashtu, mentorët tanë, trajtuan dhe sollën në vëmenjden e të rinjve rëndësinë që ka marrja e vendimeve sa më të kujdesshme dhe të sigurta kur zgjedhim të investohemi në profesionin apo karrierën e ëndrrave.

AKTIVITETI I PESTË: DEBATI FINAL “UNË ZOTËROJ KARRIERËN TIME"

Më datë 28.04.2023, u zhvillua debati final “Unë zotëroj karrierën time”, në gjimnazin “Bido Sejko”, gjatë së cilit  nxënësit të ndarë në grupe, u vendosën përballë njëri-tjetrit për të debatuar mbi avantazhet dhe disavantazhet e profesioneve më të preferuara.

Vlerësuam maksimalisht gjimnazistët, për frymën e bashkëpunimit dhe debatin konstruktiv që krijuan duke treguar edhe njëherë vlera të larta të rinisë sonë dhe aftësi të buta shumë të mira. Rastet studimore që iu dhanë secilit grup shërbyen pozitivisht duke nxitur aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike midis të rinjve. Në fund, u përzgjodhën 2 grupe fituese, si finalistë të Debatit Final që do të zhvillohet në fund të projektit.

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @agjencia_kombetare_e_rinise@bora_muzhaqi.

Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit “Build In” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

logo-mshfr-akr

SHKOLLA “RAMIZ ARANITASI”, SKRAPAR

Aktiviteti i parë: Build in-investing in youth, investing in our future - shkolla ‘’ Ramiz Aranitasi’’, Skrapar.

Me date 04.05.2023 zhviluam takimin e pare online ne lidhje me keshillimin e karrieres me nxenesit e shkolles ‘’ Ramiz Aranitasi’’ ne Skrapar. Se bashku diskutuam mbi deget qe ata preferonin dhe tregun e punes. Gjithashtu i informuam me detaje mbi menyren e funksionimit te projekteve dhe debatit final. Ne jemi shumë të lumtur që nisëm këtë rrugëtim në këtë gjimnaz dhe jemi gati për sesionet e radhës të mentorimit për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me ëndrrat dhe aspiratat e tyre profesionale.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

Build In-Investing in Youth, Investing in our future

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

AKTIVITETI I DYTË: SESION INFORMUES PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT TË KARRIERËS

Me nxenesit e shkolles ‘’Ramiz Aranitasi’’ zhvilluam sesionin e dyte online ku u diskutua rreth formularit te karrieres, duke cilesuar aftesite e buta dhe te forta si dhe fazat e hulumtimit per te zgjedhur nje karriere te suksesshme. Gjithashtu shpjeguam se si te ndertojme nje CV te mire dhe te strukturuar. Në fund të sesionit të dytë, të gjitha këto çështje u pasuan me pyetje nga gjimnazistët të cilat u sqaruan me detaje nga mentorët tanë. Gjithashtu, pjesëmarrësit u pajisën me materiale plotësuese që do të shërbejnë si një udhërrëfyes më i mirë për të ndihmuar dhe për të mbështetur maturantët në konkretizimin dhe planifikimin e karrierës së tyre të ardhshme.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

Build In-Investing in Youth, Investing in our future

 Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

AKTIVITETI I TRETË: SESION ONLINE INFORMUES “ZHVILLIMI I AFTËSIVE NDËRPERSONALE DHE TË BUTA NË PËRPUTHJE ME KËRKESAT E REJA NË TREGUN E PUNËS”.

Sesioni i radhes mentorues qe u mbajt me nxenesit e gjimnazit e ‘’Ramiz Aranitasi’’ lidhej me temen: Aftesite nderpersonale dhe te buta si nje element shume i rendesishem ne shkolle dhe ne pune. Trajnimi u kthye ne forme bashkebisedimi duke trajtuar aftesite qe duhet te zoteroje nje lider i suksesshem dhe zhvillimin e nje quiz-i per identifikimin e aftesive teknike dhe te buta. Duke analizuar trendet e reja në tregun e punës dhe tendencat që përqafohen nga gjenerata Z, mentorët tanë përgatitën materiale të shumta si quizze, prezantime, artikuj të publikuar në mënyrë që të rinjtë të merrnin një informacion sa më praktik dhe të plotë për zhvillimin e aftësive ndërpersonale.

Tanimë, është e domosdoshme që për të fituar një pozicion pune nuk duhet të zotërojmë vetëm aftësi të forta teknike por njëkohësisht të rinjtë duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve ndërpersonale në punë.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!
Build In-Investing in Youth, Investing in our future
Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

AKTIVITETI KATËRT: DISKUTIM I HAPUR “PROFESIONET MË TË PREFERUARA NGA GJENERATA Z’’

Me date 17.05.2023, takuam nxenesit e shkolles ‘’Ramiz Aranitasi’’ ne Skrapar. Tema qe diskutuam se bashku ishte: ‘’Avantazhet dhe disavantazhet e profesioneve me te kerkuara nga nxenxesit per te hedhur hapat drejt rruges se karrieres’’. Informimi dhe shpjegimi mbi degët dhe profesionet më të kërkuara nga tregu i punës nxiti një diskutim shumë të gjallë mes të rinjve të cilët u angazhuan maksimalisht për të ndarë dëshirat dhe idetë e tyre sesi e planifikojnë profesionin e së ardhmes. Gjithashtu, gjate sesionit kishte shume nderveprim dhe perplasje idesh mes tyre, duke nxjerr ne pah te gjitha aftesite e tyre.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!
Build In-Investing in Youth, Investing in our future
Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

AKTIVITETI I PESTË: FINALIZIMI ME SUKSES I DEBATIT "UNË ZOTËROJ KARRIERËN TIME"

Sesioni i fundit mentorues me gjimnazin ‘’Ramiz Aranitasi’’ ishte debati ‘’Une zoteroj karrieren time’’ ku nxenesit te ndare ne grupe arriten te krijojne nje diskutim shume konstruktiv. Fryma e grupit, argumentimi dhe bashkepunimi i tyre tregoi vlerat e larta te rinise tone dhe aftesi te buta shume te mira. Raste studimore qe iu dhane secilit grup sherbyen pozitivisht duke nxitur kreativitetin dhe aftesine e te menduarit ne menyre kritike.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

Build In-Investing in Youth, Investing in our future

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

DEBATI FINAL “UNË ZOTËROJ KARRIERËN TIME"

Me datë 23.05.2023, u zhvillua finalja e debatit ‘’Unë zotëroj karrierën time!’’ në Tiranë midis shkollave pjesëmarrëse të projektit ‘’Build In’’. Në përballjen e parë, nxënësit konkurruan midis grupeve brenda shkollës së tyre ku evidentuan edhe njëherë aftësi të forta në analizimin, interpretimin dhe dhënien e argumentave të qarta dhe koncize. Pas përfundimit të fazës së parë, u përzgjodh me një diferencë shumë të vogël pikësh, një grup fitues për cdo shkollë. Në fazën e fundit, të treja grupet fituese nga shkollat pjesëmarrëse realizuan debatin e fundit në nivel kombëtar me fokus tek e ardhmja e qëndrueshme dhe qasja e të rinjve ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Një përballje sa sfiduese aq edhe emocionuese e cila nxorri në pah vlerat dhe cilësitë më të mira të gjimnazistëve nga qytete të ndryshme të vendit tonë, ku me shumë patos dhe energji, nxënësit sfiduan njëri-tjetrin me plot argumenta dhe shembuj nga jeta e përditshme. Më poshte, po ju njohim me renditjen finale të grupeve fituese të debatit ‘’Unë zotëroj karrierën time’’:

VENDI I PARË- GJIMNAZI "KAJO KARAFILI”, MAMINAS

VENDI I DYTË- SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “IMZOT LUÇJANO AVGOSTINI”-VAU DEJËS

VENDI I TRETË- GJIMNAZI ‘’RAMIZ ARANITASI’’, SKRAPAR

Qendra Promus dëshiron të falenderojë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë në realizimin e projektit ‘Build In’.

Build In-Investing in Youth, Investing in our future

Projekti “Build In” zbatohet nga organizata “Qendra Promus” me mbështetjen financiare e @AKR, @bora_muzhaqi.

PËRSHTYPJET E NXËNËSVE GJATË AKTIVITETIT:

‘’Dëshiroj të marrë pjesë në sa më shumë aktivitete të ngjashme, pasi përfshirja ime në këtë projekt ishte shumë frytdhënëse. Unë arrita të bashkëpunoj dhe të njoh më shumë rreth pasioneve dhe ideve që kanë bashkëmoshatarët e mi për zhvillimin e karrierës dhe mundësitë që kanë të rinjtë. Mentorët e qendrës Promus na mundësuan një panoramë të plotë dhe mjaft efektive mbi rëndësinë që ka zgjedhja e profesionit dhe ushtrimi i tij.’’ 

Gjimnazi “Kajo Karafili”, Maminas

‘’Jam shumë e gëzuar që mora pjesë në projektin ‘’Build In’’! Dua të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe frymën e mirë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që na shoqëroi gjatë të gjithë aktiviteteve. Mendoj që trajnimet ose mentorimet ishin shumë aktuale dhe më ndikuan pozitivisht në vendimet që dua të marr në të ardhmen time.’’

Shkolla e mesme e bashkuar “Imzot Luçjano Avgostini”, Vau Dejës

‘’Një mundësi e përkryer për të rritur vetëdijen dhe nivelin e njohurive mbi karrierën dhe mentorimin sesi të rinjtë duhet të zgjedhin degët e studimit. Unë u ndjeva e ndërgjegjësuar dhe arrita të kuptoj më shumë mbi sfidat dhe mundësitë që më ofrohen në tregun e punës. Përgëzoj mentorët dhe mësuesit që na asistuan gjatë kësaj periudhe dhe na ndihmuan me punimin e rasteve studimore.’’

Gjimnazi “Ramiz Aranitasi”, Skrapar.

Raport Permbledhes i Projektit

Leave a comment

Qendra Promus