Qëndra “Promus”, është një organizatë jofitmprurëse, e regjistruar me vendim gjykate nr.1088 të rrethit Tiranë dhe ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë Shqipërinë. Qëndra “Promus” ka si objektiv zhvillimin e vlerave kulturore, sociale, krijimin e një mjedisi intelektual dhe profesional për të rinjtë e grupmoshave të ndryshme.


Përmes veprimtarisë së saj Qëndra do të synojë të integrojë këtë kategori me bashkëmoshatarët e tyre, duke i mundësuar të kenë një trajtim të veçantë me qëllim përfshirjen në grup dhe zhvillimin e formimit të tyre social-kulturor. Gjithashtu Qëndra do të zhvillojë edhe aktivitete që lidhen me punësimin, zhvillimin e sipërmarrjeve, integrimin dhe aftësimin profesional të të rinjve, përfshirë këtu dhe përfaqësimin e të rinjve të shtresave vulnerabele, minoriteteve dhe të rinjve me aftësi ndryshe. Qëndra synon të realizojë dhe aktivitete të tjera në shërbim të komunitetit për grup mosha të ndryshme, si dhe të përfshihet në programe të organizatave si motra për të zgjeruar aktivitetin si dhe për të bërë të mundur tërheqjen e donatorëve potenciale.

